PRODUKTET

 

Cfare ju ofron Tranzit?

Tranzit ofron gamë të gjerë financimi nëpërmjet këtyre produkteve:

  • Kredi financiare

  • Blerje  dhe financim borxhesh të institucioneve financiare, bankave dhe kompanive

  • Qira Financiare

  • Faktoring

  • Ofrim shërbimi për mbledhje detyrimesh në vonesë

 

Financimi mundesohet per:

•    Investime te reja
•    Zgjerim aktiviteti
•    Kapital qarkullues
•    Pagese dividendi
•    Rifinancim kredie
•    Blerje pjesore te aksioneve
•    Blerje e nje shoqerie nga nje tjeter

Financimi ofrohet për çdo lloj sektori, industrie, apo investimi. Financimet janë kryesisht afatshkurtër e afatmesëm. Shumat e financimit janë të ndryshme dhe diskutohen sipas rastit.

 

Kredi financiare

Kredi të bazuara në kolaterale të ndryshme, të paluajtshme apo të luajtshme. Kushtet e kredisë si norma e interesit, kohëzgjatja dhe amortizimi analizohen sipas rastit. Periudha e pezullimit të ri-pagimit “grace period” është shumë e favorshme dhe mund të shkojë deri në tre vjet. Qe ne fillimet e saj, Tranzit ka synuar te plotesoje mungesat ne produkte dhe sherbime te tregut financiar shqipetar. Sot Tranzit ka krijuar nje treg dytesor likuiditeti per sistemin bankar ne vend dhe mundeson avantazhe te tilla si:

 

Financim mezzanine

Ne rastet ku huamarresi ka kredi ekzistuese me bankat ofrohet financim mezzanine me nje pozicionim te radhes se dyte ne lidhje me kolateralin.

 

Blerje dhe financim borxhesh

Blerja e borxheve mundëson likuiditet të menjëhershëm dhe në shuma të mëdha për klientin nëpërmjet procedurave të shpejta, thjeshta dhe të qarta të analizimit të portofolit dhe dhënies së ofertës.

 

Qiraja Financiare

Qiraja financiare mundëson përdorimin në kohe reale të asetit/ pronës dhe gjenerimit të përfitimeve përmes këtij përdorimi si  dhe përvetësimin e pronësisë së objektit në përfundim të kontratës. Tranzit ofron procedura të shpejta, thjeshta dhe transparente të përcaktimit te kushteve të këtij produkti.

 

Faktoring

Përmes faktoringut Tranzit ofron mundësinë e krijimit të likuiditetit përmes shitjes se faturave tuaja të arkëtueshme në të ardhmen. Faktoringu është një mënyre e shpejte për të ndihmuar bizneset duke përmirësuar qarkullimin e likuiditetit ditor të tyre.


Ofrim shërbimi për mbledhje detyrimesh në vonesë

Ofrimi i shërbimit për mbledhjen e detyrimeve në vonesë është një aspekt i rëndësishëm për shërbimet financiare dhe të menaxhimit të detyrimeve të një kompanie. Ky shërbim ndihmon në sigurimin e likuiditetit të kompanisë dhe uljen e riskut të humbjes së të ardhurave.

 

Tarifat e mbledhjes se borxheve, kushtet dhe afatet.

Tranzit Shpk ofron një sistem transparent  dhe fleksibël të tarifave të aplikuara mbështetur në marrëveshjet individuale me kreditorët e detyrimeve, strukturën e detyrimeve të prapambetura, moshën dhe vlerësimin e riskut të portofolit jo-performues.

 

Ju lutem, na dërgoni kërkesën tuaj ne This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. në mënyre qe në të njiheni me ofertat dhe kushtet e shërbimit tonë.


Normat e interesit dhe komisioneve