Rreth Nesh

Tranzit është licencuar nga Banka e Shqipërisë për të ushtruar aktivitetin si Institucion Financiar Jo Bankë më datë 04.08.2010

me Licence Nr. 20. Kompania ofron mundësi financimi, leasing, faktoring, administrimin e detyrimeve jo-performuese dhe në

vonesë.Tranzit është shoqëri e zotëruar nga Moscopole INC. dhe dy fonde investimi të administruara nga NCH Capital, të cilët

janë investitorë të mirënjohur Amerikan në rajon dhe më gjerë.

 

Suksesi i Tranzit mbështetet në teknologjinë e përparuar të informacionit, ekipin e dedikuar dhe të specializuar, dhe me

kapacitetet analitike dhe vendim-marrëse. Kjo ka ndihmuar në rritjen e vazhdueshme të kompanisë në 14 vitet e aktivitetit të saj

duke mundësuar sot që Tranzit të jete kompania lider ne tregun e menaxhimit të ekspozimeve të këqija.

 

Kompania ka një staff prej 45 profesionistësh të dedikuar që administrojnë një total asetesh në vlerë nominale prej 150 milion

EUR dhe një portofol klientësh mbi 150,000 individë dhe biznese, te shtrira në të gjithë Shqipërinë.

Të gjitha të dhënat në lidhje me kompaninë mund të gjënden në faqen zyrtare të Qendrës Kombëtare të Biznesit

(QKB) https://qkb.gov.al/ me Nipt K91624020M.

 

Misioni


Misioni i shoqërisë

Tranzit ka si mision të saj të ndihmojë në rikuperimin eficent të detyrimeve që rrjedhin nga portofol jo-performuese të klientëve,

institucioneve financiare banka dhe jo-banka si edhe të shoqërive të tjera që ofrojnë shërbime për publikun (utilitare,

komunikimi, etj). Tranzit ndihmon në rikuperimin e këtyre detyrimeve përmes zbatimit të praktikave më të mira ndërkombëtare,

teknologjisë së përparuar të informacionit dhe, më e rëndësishmja, dedikimit dhe profesionalizmit të personelit të saj.

 

Vizioni


Vizioni i shoqërise

Qartësi, Shpejtësi, Integritet, Besueshmëri

Tranzit synon të jetë lider në tregun e administrimit të portofolave jo-performuese në Shqipëri. Një shtyllë e fortë mbështetëse

për të gjithë bizneset në pamundësi të mbledhjes së detyrimeve nga klientët apo përfituesit e shërbimeve dhe që kërkojnë

administrimin në mënyrë efikase dhe të sigurt. Puna jonë mbështetet në filozofinë vlerave, profesionalizmit, integritetit,

besueshmërisë, transparencës dhe shpejtësisë.

 

Historiku

 

Që nga fillimet e aktivitetit të saj, Tranzit ka synuar krijimin e një marrëdhënieje të shëndetshme dhe efikase, bazuar në

besueshmërinë reciproke. Në Qershor 2013, Tranzit realizoi me sukses transaksionin e parë financiar të tregut sekondar me

Raiffeisen Bank, përmes blerjes së portofolit të kredisë jo performuese të individëve dhe sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Ne Dhjetor 2013, Tranzit përfundoi me sukses blerjen e suksesshme të EOS Shqipëri, përmes së cilës realizoi jo vetëm

zgjerimin e portofolit të klientëve të saj dhe rritjen e kapaciteteve IT, por dhe zgjerimin e Tranzit me personel të specializuar,

trajnuar dhe aktiv në fushën e arkëtimit të detyrimeve të bankave, kompanive të telekomunikacionit dhe atyre utilitare. EOS

Shqipëri ishte kompania e vetme në tregun shqiptar që kishte mundësuar trajnim të specializuar të personelit të saj, pranë

kompanisë mëmë, mbështetur mbi praktikat më të mira ndërkombëtare.

 

Gjatë eksperiencës se saj, Tranzit ka vijuar të rrisë portofolin e aseteve përmes blerjes së detyrimeve jo-performuese nga

institucione të ndryshme financiare - banka, si Banka Amerikane e Investimeve SH.A., Raiffeisen Bank SH.A., Intesa Sanpaolo

Bank SH.A., etj., si dhe Institucione Financiare jo-banka si UniFin SH.A., Kredo SH.A., NOA SH.A., dhe kompani të tjera në

fushën e telekomunikacionit si Vodafone Albania SH.A., T-Mobile Albania SH.A., etj.

 

Struktura organizative

 

Prezantohet struktura e organizimit të shoqërisë, organizimi dhe drejtimi i përgjithshëm.